Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ka mbërritur këtë të mërkurë në SPAK, ku ka zhvilluar një takim me prokurorët e posaçëm për dosjen e Elbasanit.
Në takim është diskutuar pikërisht operacioni me 16 urdhër-arreste, pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani. Pritet që dosja t’i kalojë organit të posaçëm të akuzës, pasi ka indicie për grup të strukturuar kriminal.
Mësohet se Tafani ka rrëfyer dhe për përfshirjen e grupit në trafikun e kokainës të cilin sipas tij, Laert Haxhiu e kryente në bashkëpunim me një grup kriminal në Fier dhe me një tjetër grup në Greqi. Ngarkesat e kokainës kanë hyrë në Evropë në kohë të ndryshme, ka rrëfyer Tafani dhe janë dërguar nga vende të Amerikës Latine me mbështetjen e një tjetër shqiptari që jeton në Greqi.
p.k\dita