Zbardhet plani franko-gjerman: Nuk ka njohje zyrtare, por “tolerim” dhe bashkëpunim drejt integrimit

0
Gjigandi

Pas shumë varianteve të ndryshme të dala në opinionin publik, duket sikur propozimi franko-gjeman për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka marrë një formë më të qartë.

Te paktën këtë pohon Radio Europa e Lirë, e cila tregon se ka siguruar dokumentin që iu është dhënë Prishtinës dhe Beogradit verën e kaluar, dhe që përtej dy fuqive kryesore të BE-së ka tashmë mbështetjen edhe të Uashingtonit.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, element i cilësuar si i padiskutueshëm nga qeveria Kurti, por parashikon gjithsesi një zhvillim domethënës mes dy vendeve, praktikisht një njohje “e heshtur”.

Propozimi ka dhjetë pika dhe nëse palët pajtohen me të, ai do të hapë rrugën për vazhdimin e dialogut drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese. Në dokument nënvizohet se nëse palët pajtohen me të, ato do të jenë të vetëdijshme se moscënimi i kufijve, respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe mbrojtja e pakicave janë kushtet bazë për paqe.

Dokumenti flet ndër të tjerat për të drejta të barabarta midis Kosovës dhe Serbisë, respektim të integritetit territorial dhe si pasojë paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore si dhe një status i veçantë për komunitetin serb në Kosovë dhe Kishës Ortodokse Serbe.

RonaTyra

Pavarësisht mungesës së njohjes formale, dokumenti flet për një formë bashkëpunimi mes dy vendeve për sa i përket procesit të integrimit europian, dhe veçanërisht tejkalimi i lobimit serb që po pengon anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Versionet e mëparshme të këtij propozimi nuk janë njohur kurrë nga qeveritë përkatëse, por sipas REL dokumenti në fjalë është pohuar nga burimet e tyre në Bruksel.

Dokumenti nuk trajton çështjen delikate të Asociacionit, duke përmendur vetëm obligimin që palët kanë në respektimin  e marrëveshjeve, ku “të dyja palët obligohen që të vendosin aranzhime të posaçme dhe garanci në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës, duke u bazuar në përvojat ekzistuese evropiane”.

Gjatë samitit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Josep Borrell kishte pohuar se Prishtina dhe Beogradi zyrtar kishin marrë versionin e përditësuar të planit.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu