Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59-vjeçar ne Tepelenë. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person, i cili është vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare në shkollën 9-vjeçare te Tepelenës.
Alvi Gumeni emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se të motrës për ndihme pasi 13-vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi.
Vetë Alvi Gumeni është vetëdorezuar para pak në Policine e Tepelënes duke dhene shpjegimin e veta për dhunen qe ushtroi ndaj mësuesit te edukimit fizik Kleanthi Laçi nje dite me pare.
Ai e ndërmori ketë veprim ne kushtet e ndihmës qe i pati kërkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmisë se te vellait te 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shume here seksualisht dhe për këtë ai u kthye ne Shqipëri për te ndërmarrë aktin qe kryer dje.
Ndërkaq ka dhënë dëshminë e saj edhe 13-vjeçarja e pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj Kleanthi Laçi, e cila është marrë në pyetje nga oficeret e policisë gjyqësore në prezence të psikologes.