Yuri Kim shkon në SPAK, zhvillon takimin e parë me Altin Dumanin

0
Gjigandi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar takimin e parë me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), Altin Dumani.

Kim ka mbërritur këtë paradite në zyrën e Dumanit dhe takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura. Nuk dihet ende se për çfarë po diskutohet në zyrën e kreut të ri të SPAK.

Kjo është vizita e parë e ambasadores Kim në Prokurorinë e Posaçme që pas zgjedhjes së Dumanit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, më 19 dhjetor, duke zëvendësuar Arben Krajën në këtë post.

Vetë Dumani premtoi goditje të krimit të organizuar dhe tha se tashmë SPAK do të kalojë në një tjetër fazë, ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar.

RonaTyra

Dumani nxiti stafin kur tha se secili prej tyre duhet të demonstrojë që janë të aftë të procedojë penalisht çdo shkelës ligji, pavarësisht pozitës së tij duke mos harruar detyrën.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu