Ylli i pop-it imiton gjestin ‘vulgar’ të Martinez; fotoja bën shumë shpejt xhiron e botës

0
Gjigandi

“Portieri më i mirë i Kupës së Botës” është bërë ikonë, jo vetëm për pritjet e mëdha gjatë Botërorit të Katarit 2022, por edhe për festën e famshme dhe ekscentrike me rastin e ndarjes së çmimeve individuale, pas finales së fituar nga kombëtarja e tij, Argjentina.

Gjesti i “Dibu” Martinez u bë menjëherë “viral” në rrjetet sociale. Dhe kjo ka intriguar veçanërisht këngëtaren e njohur të pop-it, Miley Cyrus.

Për të, në vitin 2023 do të ketë një projekt të ri muzikor, me këngën e re ” Flowers” që do të publikohet më 13 janar. E për ta pritur si duhet vitin e ri, Miley ka dashur të imitojë ngazëllimin e “Dibu” Martinezit, siç e dëshmon edhe fotoja e postuar në rrjetet sociale.

Jo me një dorezë të artë, si “heori” i Argjentinës në Botërorin e fundit, por me një vazo me lule…

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu