Së fundmi u raportua për një krizë në martesës e këngëtarit dhe aktorit Bes Kallaku si dhe artistes Xhensila Myrtezaj.
Çifti u tha se po përjetonin një krizë në lidhjen e tyre romantike, ndonëse një gjë e tillë nuk u konfirmua nga vet dyshja.
Ata së fundmi kanë hedhur poshtë të gjitha thashethemet në lidhje me raportin e tyre.
Në një koncert të Myrtezajt në Prishtinë i pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti i saj, Bes Kallku.
Komediani dhe prezantuesi i njohur në një video të publikuar në InstaStory shihet duke i dhuruar një puthje në buzë 29-vjeçares.
“Çdo gjashtë muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo katër muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut”, nis postimi i artistit.
“Çdo një muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni qarë… Shqiptarët të rrinë të qetë”, tha ai tutje.
Çifti i famshëm kanë bashkë një vajzë të quajtur, Ajka.