Xhemile Veselaj e nis mbarë për vitin 2023. Ajo sapo ka publikuar projektin më të ri të titulluar “Seen”, një këngë ritmike me fabul të dashurisë.
Kënga është punuar nga Granit Gashi dhe Darddy ndërsa tekst nga Ghulo, kurse klipi është punuar nga A Films, derisa si producent ekzekutiv në këtë projekt është Labinot Nuraj, një nga menaxherët më të suksesshëm të industrisë muzikore.
Xhemilja e fillon me këtë projekt por për këtë vit ajo ka paraparë shumë këngë të reja të cilat do i finalizojë edhe me klipe, njejtë si projektet e vitit të kaluar.
Dëgjoni në vazhdim hitin e Xhemiles.BS