WhatsApp aktualisht po zhvillon edhe një funksion tjetër të sigurisë, e bëhet fjalë për mesazhet.
Në nëntor të vitit 2020, WhatsApp futi në përdorim funksionin e domosdoshëm për privatësi të quajtur Dissappearing messages, përkatësisht mesazhet që zhduken i cili në fillim ishte i qasshëm vetëm në një opsion, përkatësisht pas 7 ditëve shlyheshin, por më vonë janë vënë opsione shtesë që mundësojnë zhdukjen e mesazheve pas 24 orëve.
WhatsApp tani po punon për një version ekstrem të “mesazheve që zhduken”, të cilat do të lexohen/shikohen vetëm një herë para se të zhduken si për personin që i merr ashtu edhe për atë që i dërgon.
Opsioni më i fundit është pjesë e WhatsApp beta për Android, pra versioni 2.22.25.20. Kur një përdorues dërgon një mesazh të tillë, marrësi nuk do të jetë në gjendje ta ndajë ose ta përcjellë atë.
Duhet të theksohet se WhatsApp tashmë e ka këtë veçori për foto dhe klipe, por tani po shtrihet edhe për mesazhet me tekst.
Kur një përdorues dërgon një foto ose video një herë për të parë (view-once), marrësi nuk mund të bëjë një screenshot. E njëjta gjë pritet të zbatohet edhe në rastin e mesazheve.