Pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës së Katarit, Wanda Nara ka dashur të nderojë Leo Messin në llogarinë e saj në Instagram.
Ish-bashkëshortja e Mauro Icardit ka postuar një karikaturë që portretizon “La Pulce” nga humbja në Kupën e Botës 2014, duke kaluar përmes Kupës së Amerikës së humbur më 2015 dhe 2016, më pas e fituar deri më 2021, deri në triumfin e fundit në Doha.
“Kështu është…, ashtu jemi ne”, – ka shkruar sipërmarrësja argjentinase duke marrë shumë pëlqime dhe komente brenda pak minutash. “Po ashtu edhe ne argjentinasit”, – iu përgjigj një përdorues. “Kjo është e vërteta”, – shtoi dikush tjetër.
Për të ndjekur ndeshjen finale mes Argjentinës dhe Francës, Wanda Nara fluturoi në Katar me djemtë e saj Valentino, Benedicto dhe Constantino. Para finales, 36-vjeçarja u takua me nënën e Messit.
“Darkë e bukur në Doha, – bëri të ditur Wanda në rrjetet sociale. – Betohem që përqafimi ishte aq i fortë sa ishte për të gjithë ne. Të dua Clelia”.