Puthja e parë nuk harrohet kurrë. Ajo e “përgjuar” mes Wanda Nara dhe L-Gante sigurisht nuk do të ketë qenë e para, por sigurisht që është e para e kapur nga kamerat e “Socios del Espectáculo”. Ky emission televiziv fiksoi momentin e parë romantik të çiftit, teksa ata ishin në publik.
“Konfirmohet historia e dashurisë së Wandës dhe L-Gante”, – ka bërë të ditur drejtuesi i emisionit, Rodrigo Lussich, duke komentuar videon e sipërmarrëses me reperin 22-vjeçar. Në pamje shihet Wanda Nara e ulur në anën e pasagjerit të makinës së L-Gante dhe pas disa sekondash dy të dashuruarit puthen.
Pas reperkusioneve të forta që gjeneruan pamjet e puthjes, çifti ka shpërndarë fotot e mbrëmjes së djeshme, në të cilat kanë dëshmuar pasionin e tyre për Argjentinën. Në fotot e publikuara, Wanda Nara dhe L-Gante shihen teksa shijojnë bashkë gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Kroacisë, e fituar nga amerikano-jugorët 3-0.
Muzikanti postoi foton me të dashurën e tij të re së bashku me një “emoji” domethënëse me zemër të kuqe si shenjë e momentit të mrekullueshëm që po kalojnë tani.