Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në Beograd, tha se pret që SHBA-ja të inkurajojë Kosovën që “të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.
“Shpreha pritjen që SHBA-ja të njohë përpjekjet e vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përdorë ndikimin e saj të padyshimtë dhe të inkurajojë Prishtinën që të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara, por edhe të vazhdojë dialog në frymën e shkëmbimit të sinqertë dhe të hapur të propozimeve për zgjidhjen e sfidave specifike”, shkroi Vuçiç në Instagram më 12 janar pasi postoi një fotografi të përbashkët me Cholletin.
Chollet shkoi në Beograd pas vizitës së djeshme në Prishtinë, ku u takua me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të Listës Serbe.
Duke komentuar takimet e djeshme, Cholley tha se sheh vullnetin e fortë të Prishtinës për të përveshur mëngët në kuadër të procesit të dialogut.
o.j/dita