Vuçiç: Personat që janë në barrikadat në veri të Kosovës nuk do të ndiqen penalisht

0
Gjigandi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte në Rashkë, në fillim të bisedimeve me serbët e Kosovës, se në letër e ka një deklaratë të qartë ku thotë se nuk do të ndjekin penalisht ata që ishin në barrikada.

“Sot kemi krejtësisht ndryshe në deklaratën zyrtare të KFOR-it se forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e KFOR-it dhe kryetarit të komunave. Tashmë KFOR-i është i obliguar të mos lejojë ardhjen e forcave të sigurisë së Kosovës”, shpjegoi ai.

“A mund të besojmë në çdo gjë dhe a jemi të sigurt se si do të sillet Kurti, nuk besoj, nuk besoj. Por çfarë tjetër të bëjmë. Kemi pasur biseda të vështira për ditë e netë”, ka shtuar Vuçiq tutje nga Rashka.

“Ditët e kaluara jemi munduar të tregojmë se ekzistojmë si popull në një pjesë të Kosovës, ku të drejtat e popullit tonë janë kërcënuar. Kam ardhur të ju dëgjoj”, tha ai.

Vuçiq tha se në çdo moment pret që Dejan Pantiq të jetë në shtëpinë e tij.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga ROSU që ta sjellë, por KFOR-i do ta bëjë.

“Sido që të ndodhë, unë do të qëndroj me njerëzit tanë. Kjo është zgjedhja ime. Kur kam kandiduar për postin, mbështetja juaj ishte e rëndësishme për mua. Jam i detyruar ta kthej edhe kur nuk jam dakord për diçka të tillë”, tha ai.

Ai ka theksuar se ajo që është arritur është arritur falë njerëzve në barrikada. /Nacionale

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu