Vuçiç heq gjendjen e gatishmërisë

0
Gjigandi

Gjendja e gatishmërisë së shtuar luftarake në Forcat e Armatosura të Serbisë është shfuqizuar me vendim të presidentit dhe komandantit të përgjithshëm Aleksandar Vuçiç, Gatishmëria luftarake ishte shpallur më 26 Dhjetor për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Vuçiç si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë kishte urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë e MPB-së të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake. Ndërkaq kryeministrja sebe, Ana Bërnabiç, pas heqjes se barrikadave ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i vazhdojë “provokimet”.

Bërnabiç ka shpresë se bashkësia ndërkombëtare do të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit duke siguruar që të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Barrikadat janë hequr edhe nga Lagjia e Boshnjakëve.

Më shumë se 10 barrikada ishin vendosur anekënd veriut të Kosovës duke penguar për disa ditë me radhë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave këtë fund vit. Policia e Kosovë po heton rastin e djegies së dy kamionëve të cilët kanë qenë të vendosur në barrikade në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e veriut.

RonaTyra

Për zhvillimet e fundit deputetët gjermanë në kor fajësojnë Serbinë për situatën në veri dhe për kërcënimin me ndërhyrje ushtarake ndaj Kosovës.

Ata kanë propozuar që të ndërpriten negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE menjëherë dhe të ndërpriten ndihmat financiare të BE-së për Serbinë.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu