Vuçiç: Dhënia e dronëve “Bayraktar” ndaj Prishtinës do ndikojë në marrëdhëniet tona me Turqinë

0
Gjigandi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka theksuar se furnizimi me dronë luftarak “Bayraktar” për Prishtinën do të ndikonte në marrëdhëniet e Serbisë me Turqinë.

Reagimi i tij vjen pas interesimit të Kosovës për t’u furnizuar me dronë, pas Shqipërisë.

“Kur turqit thonë se do t’ia japin Bayraktarin Prishtinës, nuk është as lajm i lehtë dhe as i mirë për ne dhe do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan”, ka theksuar Vuçiq në një deklaratë për TV Pink.

Vuçiç nga Baku tha se kjo është arsyeja pse ne duhet të kenë një mbrojtje kundërajrore të përgatitur mire dhe një skuadër luftarake për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave.

“Përveç kësaj nuk kanë të drejtë të armatosin dikë që nuk ka të drejtë të ketë ushtri”, nënvizoi ai.

RonaTyra

Vuçiç theksoi se sistemi i mbrojtjes serbe është 10 deri në 15 herë më i fortë se 10 vjet më parë.

“Në atë kohë kishim një Mig-29 që nuk mund të fluturonte dhe sot kemi 14 Mig-29 të modernizuar”, theksoi Vuçiç.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu