Vrau tre persona në mes të Parisit, kush është autori 69-vjeçar me të shkuar raciste

0
Gjigandi

Kryeqyteti i Francës është tronditur këtë të premte, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Parisit. Mediat në Francë raportojnë se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë 3 persona, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

69-vjeçari u arrestua një vit më parë për një sulm racist me thikë ndaj emigrantëve në kryeqytetin francez.

Agence France-Presse raportoi gjithashtu se 69-vjeçari ishte akuzuar edhe për tentativë vrasje në vitin 2016.

Burime gjyqësore bëjnë të ditur se 69-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu. Sipas një përfaqësuesi të prokurorisë publike në Paris, dy persona të tjerë janë plagosur lehtë, ndërsa sulmuesi ka mbetur i plagosur edhe në fytyrë.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu