Vrau shqiptarin që po i shkatërronte banesën, lirohet nga burgu italiani 53-vjeçar

0
Gjigandi

Dikur ishin miq, por një sherr mes tyre solli vdekjen e shqiptarit Gëzim Dodoli nga italiani Sandro Mugani. Së fundmi ky i fundit u la i lirë edhe pse vrau me armë zjarri shqiptarin që po i shkatërronte me një fadromë banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën mes 5 dhe 6 janarit në Arezzo. Italiani u arrestua për vrasje, por sipas gjyqtares Giulia Soldini, kushtet për masën e sigurimit në burg nuk ekzistojnë. Mugnai iu përgjigj pyetjeve gjatë seancës gjyqësore, ndërsa pohoi se veproi në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi rrezikoheshin 6 jetë në banesë.

Natën mes 5 dhe 6 janarit, 53-vjeçari mori pushkën e gjuetisë që mbante rregullisht dhe qëlloi në drejtim të shqiptarit Gëzim Dodolit, 59 vjeç, i cili ndodhej në kabinën e mjetit mekanik me kovën që çante murin dhe hyrjen në banesa.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu