Vrau me thikë bashkëjetuesen, Prokuroria e Elbasanit merr vendimin për autorin

0
Gjigandi

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për vrasjen e shtetases Jetlira Elezi nga bashkëjetuesi i saj, Ramiz Mici në muajin korrik të vitit të kaluar.

Prokuroria njofton se ka depozituar në Gjykatë kërkesën për gjykimin e procedimit penal.

Sipas hetimeve, Mici e ka qëlluar Elezin me thikë në pjesën e kraharorit. Shtetasi Ramiz Mici, është akuzuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal. Aktualisht ky i pandehur ndodhet nën masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së 30 korrikut 2022. Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie.

Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa.

RonaTyra

Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës, e cila ishte larguar pak ditë para ngjarjes pranë të atit. Ndërsa fëmijët e autorit jetonin me të ëmën e tyre.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu