Vrasjet e bujshme/ Dështon ballafaqimi në gjyq mes Luftar Reçit dhe Emiliano Shullazit, ja shkaku

0
Gjigandi

Dështon për herë të dytë përballja Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë me Emiljano Shullazin dhe grupin me të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shkak është bërë mungesa e gjyqtares së çështjes Etleva Dedës, e cila prej ditësh ka munguar në seancat gjyqësore ku është pjesë gjykuese.

Deda ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 27 janar në orën 08:30. Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri, Indrit Rusi dhe Indrit Taullau, do të përballeshin me Luftar Reçin, edhe ky i arrestuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005.

Reçi është bërë shkak për arrestimin e anëtarëve të grupit, me dëshmitë e tij, duke treguar emrat e porositësve, organizatorëve dhe ekzekutuesve të Lames e Saliut. Ndërkohë Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen në arrati në lidhje me këto dy vrasje. Ky i fundit u shpall në kërkim vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Komploti” edhe si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe “Rrumit të Shijakut” në 2019, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu