Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur në mungesë masën e sigurisë arrest në burg për Andrew Boden nga Berati. 44-vjeçari është i shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Edmond Papës në kryeqytet më 16 Dhjetor.
Prej këtij momenti, Bode shpallet edhe në kërkim ndërkombëtar.
Andrew Bode dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërisë duke kaluar kufirin ilegalisht. Për vrasjen e Papës, i arrestuar momentalisht është Albano Velo nga Përmeti, shok me Andrew Boden, siç provohet në shumë foto të tyre së bashku.
Policia dhe Prokuroria dyshojnë se Andrew Bode dhe Albano Velo janë ekzekurorët e Edmond Papës, ndërsa urdhri është dhënë nga persona të tjerë.
Bode dhe Velo kanë qenë të njohur edhe të Aleksandër Sadikajt nga Tepelena, i cili u vra në Unazën e Madhe të Tiranës në Qershor 2022, teksa makina e tij u hodh në erë gjatë lëvizjes.
o.j/dita