Vrasës me pagesë? Vëllezërit Beqiraj përfundojnë të pandehur në gjykatë

0
Gjigandi

Vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj, emrat e të cilëve u bënë të njohur pasi rrëfyen krime të rënda të ndodhura në Tiranë e Durrës, do të ulen në bankën e të pandehurve për akuzën e krijimit të kushteve për të kryer vrasjen e Geron Hasanbellit, për llogari dhe kundrejt pagesës që do të bënte kundërshtari i tij i përbetuar Kasandër Noga, një emër i njohur në botën e krimit dhe autor i masakrës së Sanatoriumit në vitin 2000. Referuar dosjes hetimore, të siguruar për BalkanWeb dhe News24 nga gazetarja Klodiana Lala për të kryer ketë krim, ata në fillim kanë bashkëpunuar me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin. Gjatë muajve korrik – gusht 2021, të nxitur dhe të kontaktuar prej tyre kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës me qëllim vrasjen. Pasi nuk mundën ta kryejnë vrasjen, Skonja dhe Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, i cili është personi që mbante kontakte dhe lidhje me Kasandër Nogën.

Vëllezërit kanë treguar se në shënjestër të Nogës, nuk ishte vetëm Geron Hasanbelli por edhe Arben Mërkuri nga Sukthi i njohur me nofkën Maneci. Sipas dosjes hetimore, porosinë për krimet Kasandër Noga e bënte përmes Kevin Zenelit. Në momentin që njeriu i Nogës ka hyrë në lojë, vëllezërit kanë nisur vëzhgimin e Geron Hasanbelli dhe kur kanë mësuar se ai ishte zhvendosur në Tiranë, në zonën e Don Boskos, kanë marrë shtëpi me qira aty pranë. Për ditë më radhë ata kanë vëzhguar lokalin Focus si dhe lokalin tabakino, që janë në pronësi të nipërve të Hasanbellit. Vëllezërit spo arrinin ta përfundonin punën e marrë përsipër dhe sipas tyre, Kevin Zeneli vendosi të shkonte të kryente vrasjen. Në përpjekje për të ekzekutuar Hasanbellin, shkaktoi masakrën e Don Boskos, më 4 janar 2022 duke vrarë gabimisht Erjon Celën dhe plagosur disa të tjerë. Por edhe pas masakrës së Don Boskos, Beqirajt vijuan vëzhgimin e kundërshtarit të Kasandër Nogës, që aktualisht ndodhet i arrestuar në Belgjikë, për vrasjen në tentativë ndaj shtetasit Mikel Rakipllari, Alias Erion Hasanbellit, vëllait të Geron Hasanbellit. Si ekzekutor në këtë ngjarje, dyshohet Kevin Zeneli.

Nga hetimi rezulton se në telefonin celular të Kasandër Nogës ka të dhëna me interes edhe për ngjarje të tjera të ndodhura në Shqipëri dhe për marrjen e këtyre të dhënave prokuroria i është drejtuar Belgjikës me letërporosi. Pavarësisht këtyre ngjarjeve të rënda dhe zhvillimeve që po ndodhnin, vëllezërit Beqiraj vijuan punën dhe siguruan lëndë plasëse dinamit, nëse do t’iu nevojitej për vrasjen e Hasanbellit. Lëndën shpërthyese ja blenë të pandehurit, Idajet Hoxha, të cilin e kishin njohur përmes Pëllumb Hoxhës. Lënda plasëse sipas prokurorisë ishte siguruar në një minierë në Bulqizë. Në tetor 2022, vëllezërit Beqiraj u mbajtën peng disa orë nga njerëzit e Aleksandër Lahos i njohur me nofkën Rrumi, të cilin po e vëzhgonin dhe bënin plan për ta vrarë. Pasi u liruan ata rrëfyen krime të rënda, për të cilat prokuroria e ka çuar çështjen dhe po vijon hetimet.

Të pandehurit dhe akuzat:

Gentian Beqiraj, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve”

RonaTyra

Indrit Beqiraj, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve”

Pëllumb Hoxha, i akuzuar për “moskallëzim krimi”

Idajet Hoxha, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu