Vranësira dhe shi në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

0
Gjigandi

Java nis me shi. Pjesa më e madhe e ditës së hënë në vendin tonë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta gjatë paradites dhe reshjet e pakta do të jenë prezente në zonat Veriore.

Sipas Meteoalb, në vijim pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu