Vladimir Putin fal ish-policin rus, ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e gazetares!

0
Gjigandi

Sergei Khadzhikurbanov, një ish-polic rus i dënuar me 20 vjet burg për rolin e tij në vrasjen e gazetares Anna Politkovskaya në vitin 2006 është falur nga Vladimir Putin, pasi ky i fundit u bashkuar me forcar ruse në Ukrainë, tha avokati i tij për mediat e huaja.

“Nga të afërmit e tij, sapo mësova se që nga fillimi i operacionit special ushtarak i ishte ofruar një kontratë për të marrë pjesë në luftën ruse kundër Ukrainës. Ai e bëri atë dhe kur mbaroi kontrata u fal me dekret të presidentit”, tha avokati Alexei Mikhalchik.

Sipas avokatit, klienti i tij pritej të vazhdonte të vuante dënimin deri në vitin 2030, por iu ofrua një marrëveshje në këmbim të faljes për shkak të përvojës së tij të mëparshme në një njësi të forcave speciale ruse.

 

Një gazetare investigative me famë botërore dhe eksperte për krimet e kryera nga autoritetet në Çeçeni, Anna Politkovskaya u qëllua dhe u vra në ndërtesën ku ajo jetonte në ditëlindjen e Vladimir Putin më 7 tetor 2006.

 

RonaTyra

Ata që urdhëruan krimin nuk janë identifikuar kurrë, megjithëse shumë kundërshtarë të Kremlinit dhe regjimit në Çeçeni e konsiderojnë Ramzan Kadyrovin të dyshuarin kryesor.

 

Lom-Ali Gaitukagev, i cili organizoi vrasjen, vdiq nga asfiksia në vitin 2017. Nipi i tij Rustam Makhmudov u shpall fajtor si njeriu që qëlloi gazetaren dhe po vuan dënimin e përjetshëm.

 

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu