Ajo ndan rregullisht fotografi që shkaktojnë zili nga vende të largëta në llogarinë e saj në Instagram.
Dhe të hënën, Rita Ora tregoi fizikun e saj të definuar nga palestra, teksa kishte veshur një palë bikini shumëngjyrëshe dhe pareo gjysmë të tejdukshme teksa mburrej me stilin e saj të jetesës luksoze, shkruan DailyMail.
Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, shfaqi barkun e saj të tonifikuar me veshjet e saj tërheqëse të plazhit në një seri fotohgrafish të publikuara në Instagramin e saj, mbi të cilat shkroi: “Vit i Ri, plazh i ri!”.
Rita pozoi zbathur në rërë me bikinit e saj në formë trekëndëshe dhe fundin e çuditshëm të plazhit, i cili mbahej së bashku nga një rrip ari.
Artistja e lindur në Kosovë kishte vendosur një sërë byzylykësh dhe unaza të ndryshme, ndërsa sytë i mbronte me syze të mëdha të zeza.
Këngëtarja kishte vënë edhe një byzylyk me kyçin e këmbës dhe rreth qafës kishte një varëse të gjatë.
Rita përndryshe aktualisht ndodhet në Karaibe me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Ajo udhëtoi atje për mbrëmjen vjetore përmbyllëse të dimrit, të organizuar nga UNICEF.
Prej shumë vitesh, Rita është emëruar si ambasadore e UNICEF-it dhe shfrytëzon imazhin e saj ndërkombëtar, për të shpërndarë sa më shumë të jetë e mundur kauzat e tyre.