Viti i ri nis me spektaklin e shiut të meteorëve

0
Gjigandi

Viti i ri do të nisë me një shi meteorësh, që sipas NASA-s, është “një prej më të bukurëve” në kalendarin astronomik.

Quadrantidet mund të shihen më së shumti nga ata që jetojnë në hemisferën veriore. Edhe pse nuk është aq i famshëm sa shiu Perseid apo Orionid, është një spektakël i mrekullueshëm për t’u parë në mbrëmjet e ftohta.

NASA sqaron se veçantia e Quadrantideve është kulmi i saj, i cili zgjat më pak se shirat e tjerë të meteorëve.

“Pjesa më e madhe e shirave të meteorëve kanë një kulm dy-ditor që do të thotë se ka më shumë gjasa të shohësh meteorët që bien. Kulmi i Quadrantideve zgjat më pak, vetëm disa orë”, shkroi agjencia hapësinore në postimin e saj.

Këtë vit, shiu i Quadrantideve nis në natën e 3 Janarit. Orët kur mund të shihen më shumë meteorë janë rreth mesnatës së 3 Janarit e deri në agimin e datës 4.

RonaTyra
a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu