Virozat e stinës kanë bërë që të ketë një fluks të shtuar drejt qendrave shëndetësore dhe urgjencave në të gjithë vendin.
Euronews bëri me dije se në urgjencën e QSUT-së në kryeqytet ka rreth 240 pacientë në ditë, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.
Ky numër tepër i lartë vjen pasi qyetarët refuzojnë të shkojnë drejt qendrave shëndetësore, pasi mendojnë se në spital do të kenë një shërim më të shpejt.
E rënduar shfaqet gjendja dhe në qytetin e Vlorës ku numri i vizitave në ditë në urgjencën e spitalit rajonal shkon në 100.
Sipas bluzave të bardha në qendrat shëndetësore ka nga 25-30 vizita në ditë prej të cilave 15 janë shtrime. Nga testimet e kryera nuk ka pasur raste me Covid. Për sa i përket pediatrisë janë rreth 60 vizita në ditë dhe 15 shtrime. Në urgjencë situata është edhe me e rënduar me 100 vizita në ditë prej të cilave 15 shtrime.
Ndërkohë që fluks të shtuar ka dhe në spitalin rajonal të Korçës ku numdi i vizitave në urgjencë shkon në 80.
Edhe në spitalin e Elbasanit ka një shtim të shtuar të vizitave, ku numri i pacienteve ka shkuar dhe në 170 në ditë.
j.l./ dita