Shkak për shpërthmin e zjarrit në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike e lëshuar nga një bateri dhe më pas zjarri u përhap pas shpërthimit të një bombole gazi.
Zjarri nisi dje rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën.
Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi, të cilët po punojnë prej më shumë se 20 orësh për shuarjen e flakëve.
Deri më tani, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
j.l./ ABC24.AL