Situata në vendgrumbullimin e skrapit në ish zonën e Metalurgjikut në Elbasan, është duke u normalizuar.
Pas rreth dy orësh nga nisja e zjarrit, shefi i zjarrfikëses thotë që për më momentin nuk ka rrezik për përhapje.
Ndërkohë, operacioni i fikjes së zjarrit pritet të zgjasi disa orë.
Më herët, u raportua se në vendngjarje mbërritën shtatë zjarrfikëse nga gjithë qarku i Elbasanit për të ndihmuar në fikjen e flakëve.
p.k\dita