Vihet në pranga një 52-vjeçar në Berat, ngacmoi seksualisht një 32-vjeçare

0
Gjigandi

Një tjetër rast ngacmimi seksual, i cili përfundon me sukses në kapjen e autorit nga Policia e Beratit. Në qytetin e Beratit, ditën e sotme është vënë nën prangat e policë një 52-vjeçar në Berat pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 32-vjeçare.

Nga njoftimet paraprake të Policisë së Beratit, vajza 32-vjeçare nuk banonte në Berat, por në Roskovec.

Referuar njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin B.Z , 52 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu