Zjarri i cili vijon të jetë aktiv prej një jave në Pishporo të Fierit ka shkrumbuar qindra hektarë sipërfaqe pishash.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë kohën për shuarjen e flakëve, ndërsa ditën e sotme u janë bashkuar edhe dy avionë ‘Canadair’ të cilët kanë mbërritur nga Greqia në Pishporo-Darëzezë.
Ndërhyrja e tyre nga ajri u realizua pas kërkesës së bërë mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile të Greqisë, e cila iu përgjigj pozitivisht me dy avionë.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, Darëzeza, mbetet vatra më problematike, mëngjesin e kësaj të hëne. Pranë vatrës së zjarritndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijës bregdetare.
Në videon e mëposhtme, duken flakët masive të cilat janë gati të pamundura të kontrollohen nga zjarrfikësit.
j.l./ ABC24.AL