VIDEO: U kryqëzua në mënyrë çnjerëzore në Përmet, shqiponja nuk iu mbijeton dot plagëve

0
Gjigandi

Shqiponja që u kryqëzua e gjallë në Përmet me qëllim për ta balsamosur, s’i ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ngordhur me gjithë përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.

Rasti makabër u regjistrua një ditë më parë në fshatin Bual në Përmet.

Në video shihej shpendi i ‘kryqëzuar’ i gjallë në një gardh, në rrugët e fshatit. Këmbët e saj ishin të gjakosura, ndërsa shqiponja e kryqëzuar shikonte personin që po e filmon këtë ngjarje.

Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner i shkuan në ndihmë shpendit të plagosur, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën.

Ky nuk është rasti i parë kur kafshë të ndryshme keqtrajtohen dhe vriten nga persona pa dinjitet dhe dhembshuri.

RonaTyra

Policia njoftoi që dje se është duke punuar për identifikimin e autorit, i cili dyshohet se ka patur për qëllim ta balsamoste shqiponjën.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu