VIDEO: Tre nga gjashtë, UEFA mendon se supergoli i Asanit mund të jetë më i bukuri i raundit

0
Gjigandi

UEFA ka lëvduar supergolin e anësorit të sulmit të Shqipërisë, Jasir Asani duke menduar se mund të jetë më i bukuri i raundit.

“Jasir Asani me një tjetër golazo. Objektivi i mundshëm i pretendentit të raundit?”, shkruan institucioni evropian i futbollit në postimin zyrtar në rrjete sociale.

Asani pranoi para mediave se “tifozët kanë qenë mbështetja jonë”. Dhe, për të “sot ka qenë një finale tjetër”.

“Për golat është merita e stafit që krijojnë hapësira dhe unë gjuaj nga çdo pozicion. Sot duhet të festojmë, sepse kemi qenë fantastikë në 90 minuta, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas golit krijuam raste të tjera dhe krijuam raste të hapura, falenderoj Silvinjon dhe stafin e tij, i jam mirënjohës gjithë jetën atyre”, theksoi anësori shqiptar nga Shkupi.

Golat e lojtarëve shqiptarë në këto kualifikuese kanë qenë fenomenalë, teksa kanë fituar tre nga gjashtë golat më të bukur të raundeve: saktësisht Jasir Asani ndaj Moldavisë në raundin e tretë, i Kristian Asllanit ndaj Ishujve Faroe në raundin e katërt e përsëri i Asanit edhe në raundin e gjashtë ndaj Polonisë.

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu