VIDEO TRAGJIKE: Festivali u kthye në masakër, kërcimi i fundit i artistes para se të vritej nga Hamasi

0
Gjigandi

Artistja 30-vjeçare e tatuazheve Shani Louk vdiq tragjikisht në Izrael ku kishte udhëtuar për një festival muzikor.

Militantët e Hamasit e rrëmbyen gjatë sulmit dhe e vranë.

Nga videot e postuara me krenari në rrjetet sociale nga Hamasi u dallua trupi i saj i pajetë në një kamion. Një i afërm ka arritur ta njohë nga tatuazhet karakteristike që ajo kishte në këmbë.

Në një nga videot e fundit të saj, Shani Louk shihet duke kërcyer e lumtur dhe e shkujdesur në festivalin muzikor që pak më vonë do të kthehej në një pellg gjaku nga qindra viktima.

a.c./dita
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu