Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme, në aksin Elbasan-Peqin.
Merushe Gjuzi, 55 vjeçe hapi derën e furgonit me të cilin po udhëtonte dhe u hodhe duke gjetur vdekjen.
55-vjeçarja po udhëtonte me shoqen e saj, kur në një moment ka hapur derën papritur dhe është hedhur.
Teksa është pyetur nga Policia, gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se Merushe Gjuzi dukej në gjendje jo të mirë psikologjike në mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes, ishte grindur me bashkëshortin.
“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”, ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm.
Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi zyrtar:
Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën.
Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lojtës Videosh
j.l./ ABC24.AL