VIDEO: Pamje mahnitëse nga qielli, ja vendet ku u pa eklipsi diellor

0
Gjigandi

Pjesa perëndimore e kontinentit amerikan për disa minuta shijoi eklipsin diellor.

Të shumtë ishin njerëzit, të cilët u mblodhën në New Mexico për të parë momentin kur Hëna kalonte midis Diellit dhe Tokës, duke dhuruar një shfaqje mahnitëse, e cila i ngjante një “unazë zjarri”.

Ky efekt thonë shkencëtarët shkaktohet pasi Hëna nuk e mbulon plotësisht diellin.

Kjo panoramë u shijua edhe në zona të tjera.

Autoritetet apeluan tek qytetarët duke u kërkuar atyre të vendosnin syze dielli për të mos dëmtuar shikimin.

RonaTyra

“Mos e shikoni Diellin përmes një lente kamerash, teleskopi, dylbi ose ndonjë pajisje tjetër optike kur mbani syze eklipsi pasi do të keni dëmtime serioze të syve”, apeloi NASA.

Eklipsi fillimisht ndodhi në Meksikë dhe Amerikën Qendrore, më pas në Amerikën e Jugut, përpara se të përfundonte në Oqeanin Atlantik.

Shkencëtarët thonë se eklipset diellore kanë një efekt të dukshëm në pjesën e sipërme të atmosferës.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu