Një shprehje që përdoret shpesh nga ata që merren me teorinë e marketingut është se nuk ka rëndësi nëse flitet mirë apo keq kur bëhet fjalë për famën, e rëndësishme është “të flitet”.
Megjithëse kjo tingëllon shumë cinike, fatkeqësisht vërtetohet në terren dhe kontribuon padashur në përhapjen e fenomeneve negative për shoqërinë.
Edhe kur i kritikon apo i akuzon me të drejtë, çon vëmendje të shtuar në audiencat e tyre.
Këtu futen emisione boshe ku rinia humbet kohën dhe energjitë si Big Brother. Por edhe personazhe të të njëjtit format që janë përhapur si parazitë në epokën e rrjeteve sociale, – shkruan DITA në një editorial në rubrikën “Shoqëri”.
Ky klerik i intervistuar në mediat e Prishtinës për këtë fenomen flet në thelb drejt, por parimi që analizuam më sipër, ka nisur tashmë veprimin.
T’i kritikosh apo injorosh këto formate? Pyetja mbetet e hapur, – shkruan Dita.