Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar që grave dhe vajzave t’u paguhet periudha e ciklit si raport mjekësor.
Gjatë fjalës në komisionin ku po diskutohej buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Braçe u shpreh se ato duhet të marrin raport dhe të bëjnë pushime të paguara nga buxheti i shtetit kur janë me cikël.
“Po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë”, u shpreh ai.
Braçe gjithashtu se edhe pecetat higjienike që përdorin gratë dhe vajzat gjatë ciklit të përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
“A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit, si periudhë sëmundjeje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë. Nuk kushton shumë dhe duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë.
E dyta, a ka mundësi që higjienën sanitare të grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtojmë nga tatimi mbi vlerën e shtuar sepse nuk kushton asgjë buxhetit të shtetit. S’po kërkoj që ta paguajë qeveria, por minimumi të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
Nga kaq shumë gra që kemi në qeveri do të gjejmë mirëkuptimin tek ministri i financave që ta bëjmë këtë gjë për të ndihmuar sa më shumë gratë e vajzat në këtë vend”, tha Erion Braçe.
Lojtës Videosh
j.l./ ABC24.AL