VIDEO: Një filmim i vjetër që tregon se jemi përkeqësuar

0
Gjigandi

Shënim i Kryeredaktorit

Haxhiqamilizmi, thirrjet “dum babën” kanë mbetur në historinë e Shqipërisë si shprehje e regresit të diktuar nga turma qorre; simbolikë e mbajtjes tek e shkuara për rreckash, edhe kur ajo është vetëm një kufomë e dekompozuar që duhet varrosur.

Kjo sjellje që bashkon tragjiken dhe komiken tonë, na lë pas si shoqëri. Dhe këtu jemi përsëritës. Sot kemi shqipo që pas 30 vitesh brohorasin ende doktor Saliun, e shkuara e të cilit përveçse e shkuar, është edhe kriminale.

Por shiheni këtë video më poshtë.

E njëjta sjellje në vitet kur PPSH duhej të mbyllte historinë e saj. Salla troket fort duart në mënyrë absurde, thërret për të mbajtur në jetë një sistem që  kishte marrë fund, një parti që kishte vdekur; një epokë të mbyllur.

RonaTyra

Por të paktën dikush në podium gjente kurajon për të thënë të vërtetën, edhe pse turma e kryqëzon.

Sot, në 2021, situata është edhe më qesharake: në sallat e haxhiqamilizmit tonë, as këtë kurajozin e podiumit nuk e gjen dot më. Le të ishte qoftë edhe pakicë. Por nuk është.

Sot, të vërtetat, nuk thuhen më, edhe pse janē të dukshme e të dhimbshme. Edhe kur thuhen, thuhen vonë dhe gjysmake, jo kur i dikton interesi publik , por kur u duhen meskinitetit karrierist të “intelektualëve të partisë”.

Dekori i këtyre janë haxhinjtë; tundësit e kokave dhe duartrokitësit, trutharë të papërgjegjshëm, që na thonë se e ardhmja është e shkuara e pakallur.

Të mos habitemi paskëtaj, pse ky vend, i vizatuar nga Zoti, dhe i zhgarravitur nga padija renditet i fundit në shumëçka.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu