VIDEO: Nga dronët dhe Wagner, te pilotja e parë shqiptare, katër kronika të ngjarjeve të fundit nga bota

0
Gjigandi

Frika nga dronët rusë pushton të gjithë njerëzit në kufi te Rumanisë me Ukrainën.

Në një fshat të vogël në deltën e Danubit, të quajtur Peripravë jetojnë pak njerëz krahasuar me gjithë popullsinë e vendit. Deri më sot ky vend i Natos ka reaguar shumë i përmbajtur, por nga ngjarja e ndodhur në fillim të shtatorit duket se lufta po troket në dyert e tyre. Shumë banorë kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë ngjarje, por u deshën disa ditë që të konfirmohej dhe Rumania të informonte aleancën transatlantike.

Trupa Wagner e kontestuar

Trevor dhe miqtë e tij shkojnë të nderojnë Pregozhinin. Ata duan të tregojnë respekt për kreun e trupës pas vdekjes së tij të pasqaruar. Trevor tha: “Ne nuk mund ta masim vlerën që trupa Wagner ka sjellë për Republikën Afrikano-Qendrore.”

Mos të marrësh dot frymë në Paris?

RonaTyra

Rrugët me asfalt dhe ndërtesat shumë pranë njëra-tjetrës kanë një ndikim të madh në të nxehtin që ka pushtuar vendin. Kanë filluar të merren masa duke shrytëzuar burimet e natyrës si lumi Sena i cili do të funksionojë tashmë si një pishinë në qiell të hapur, është shtuar gjelbërimi dhe është bërë një rrjet ekologjik nëntokësor me tubacione uji për më shumë se 700 ndërtesa brenda vendit.

Pilotja e parë për avionët luftarakë është shqiptare.

Vitin e kaluar Armela Murataj rrëzoi mitin që kjo ishte një punë vetëm për burra. Ajo braktisi mësuesinë dhe vazhdoi ëndrrën e saj për të ndjekur rrugën e të atit, i cili ishte ish-ushtarak.

https://p.dw.com/p/4WtvA

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu