VIDEO: “Na lini rehat, duam dhe ne rrugë si te vilat tuaja”, incident mes banorëve dhe tre deputetëve në Tiranë

0
Gjigandi

 

 

Partia Demokratike kishte lajmëruar sot një deklaratë për  punimet e Bashkisë së Tiranës për asfaltimin e rrugës “Xhon Belushi”.

Por, banorët e zonës kanë dalë në mbrojtje të nisjes së punës dhe kanë përzënë deputetët e PD, Belind Këllici, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri.

“Ikni, lëreni bashkinë të na bëjë rrugën. Ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë, po ju na latë në baltë”, dëgjohen banorët në video.

RonaTyra

Banorët shihen se debatojnë me deputetët dhe shoqëruesit e tyre.

“Nuk është për politikë kjo, ju për vete i keni rrugët te vilat tuaja me asfalt e trotuare” – dëgjohet një tjetër banor.

“Demokratë janë këtu, po ju asnjë votë nuk do merrni këtë herë” – dëgjohen pak më tej në filmim.


Strazimiri është i njëjti deputet i PD, i cili kundërshtoi vite më parë këndin e lodrave te Liqeni.

Ai madje u filmua duke mbajtur në brez edhe një pistoletë.

i.b. / dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu