Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit të shtunën në mëngjes, luftime të ashpra po kryhen pranë kufirit me Rripin e Gazës janë të ashpra.
Një video po qarkullon në rrjet kur ekipi i medias CNN ka qenë duke raportuar nga kufiri, por kanë dëgjuar shpërthime të mëdha nga sulmet me raketa. Siç shihet edhe nga video, gazetarja Clarissa Ward dhe ekipi i saj u detyruan të strehoheshin nga raketat pranë kufirit Izrael-Gaza.
Ditën e shtunë në mëngjes, grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael. Ndërkohë Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ajrore ku ditën e dielë shpalli edhe zyrtarisht gjendjen e luftës.
Nga raportimet e derimëtanishme, mësohet se numri i viktimave ka kaluar 1700, ku mbi 150 prej tyre janë fëmijë: rreth 900 janë izraelitë dhe mbi 700 janë palestinezë në Gaza. Mijëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
j.l./ ABC24.AL