Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka dalë sot në një konferencë për shtyp, krahas Drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, gjatë së cilës ka zbuluar pamje video të stërvitjes në Serbi të grupit që organizoi sulmin në Banjskë më 24 shtator. Sveçla ka deklaruar se pamjet janë siguruar nga dronët e grupit, sekuestruar nga policia e Kosovës.
p.c. / ABC24.AL