Policia e Vlorës bën me dije se ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili po lëvizte nëpër qytet me armë zjarri. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e llojit “Beretta” që mbante me vete, si dhe këllëfë për pistoletën dhe veshje kamuflazhi që iu gjetën në banesën, në Tiranë të arrestuarit Enron Sejdini.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Hajro Çakërri”, po lëvizte një shtetas i armatosur me pistoletë, i cili sapo kishte ardhur në qytetin e Vlorës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mysafiri”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Enron Sejdini, 38 vjeç, banues në Tiranë.
” Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Hajro Çakërri”, po lëvizte një shtetas i armatosur me pistoletë, i cili sapo kishte ardhur në qytetin e Vlorës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mysafiri”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. S., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën në një qese plastike, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krëhër për pistoletën. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “21 Dhjetori”, Tiranë, u gjetën 2 këllëfë pistolete dhe 1 veshje kamuflazhi, si ato ushtarake. Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.