Turma njerëzish presin me durim jashtë kapelës së Agios Eleftherios në Metropol për t’i thënë “lamtumirën e fundit” ish-mbretit Kostandin, i cili vdiq në moshën 82-vjeçare pas problemeve të rënda shëndetësore.
Mini-pelegrinazhi popullor filloi në orën 06:00 ndërsa në orën 12:00 u këndua shërbesa e eksodit, në krye me Kryepeshkopin Hieronymos.
Qytetarët e parë u mblodhën jashtë Mitropolisë shumë para orës 06:00, ndërsa në këtë kohë, radha e atyre që presin për t’i dhënë lamtumirën ish-mbretit është mjaft e gjatë, duke arritur deri në Monastiraki.
Pas vendimit të qeverisë, ish-mbreti Konstandin do të varroset si qytetar privat. Arkivoli do të mbahet nga djemtë e tij, si dhe nipërit e mbesat, ndërsa varrimi do të bëhet nga djali i tij i madh, Pavlos.
Siç transmeton ERT, familja e të ndjerit ka ftuar në varrim 187 persona.
Sipas të njëjtave informacione, ata janë anëtarë të familjeve mbretërore nga 11 vende, ndërsa në të njëjtën kohë janë ftuar 60 grekë, miq, shokë klase, politikanë dhe biznesmenë.
Mbreti Filip i Spanjës me gruan e tij Letitia, Margaretën e Danimarkës dhe djalin e saj Frederik, Princi Haakon i Norvegjisë, familja mbretërore e Suedisë dhe ish-kryeministri i Bullgarisë Simeon pritet të marrin pjesë në varrim.
Motra e Konstandinit, Sofi , ndodhet tashmë në Greqi që nga momenti kur mësoi seriozitetin e gjendjes së tij shëndetësore.
Në të njëjtën kohë, në Athinë mbërritën edhe ish-mbreti i Spanjës në mërgim Juan Carlos, Duka i Luksemburgut Henri, Alberti i Monakos, Mbreti i Holandës dhe çifti mbretëror i Belgjikës. Princesha Anna, motra e mbretit Charles, gjithashtu mbërriti në Athinë.
j.l./ dita