Për herë të parë në Shqipëri, Inteligjenca Artificiale do të flasë shqip në Euronews Albania.
Një spikere virtuale, e cila është bëra së fundmi, pjesë e ekipit të Euronews, ka zënë tashmë vendin e saj në tryezën e studios kryesore, nga ku trasmetohen lajmet e fundit, të çdo dite.
“Përshëndetje, unë jam Tokyo Tirana. Ju ftoj të ndiqni lajmet kryesore në Euronews Albania”, kështu e nis edicionin e saj të parë të lajmeve, spikerja më inovative e ekraneve televizive në Shqipëri.
“Tokyo Tirana” shfaqet e veshur me xhaketë të zezë, flokët e kapura dhe e grimuar bukur, teksa përcjell çdo informacion, me një saktësi të jashtëzakonshme, pa pasur aspak nevojë për letër apo edhe për promter.
Televizioni ka sjellë kështu risinë më të fundit në ekran, duke ndjekur hapat e gjigandëve të tjerë botërorë mediatikë, të cilët kanë përfshirë Inteligjencën Artificiale, në botën e lajmit.
View this post on Instagram
j.l./ ABC24.AL