VIDEO/ Hoteli ‘përpihet’ nga flakët, njerëzit hidhen nga dritaret të shpëtojnë

0
Gjigandi

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu një hotel-kazino në Kamboxhia në kufirin me Tajlandën.

Qindra njerëz ishin të pranishëm në ndërtesën e Grand Diamond City në qytetin kufitar të Poipet , në momentin kur zjarri shpërtheu rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të mërkurës.

Videot e shpërnadrë në rrjete sociale tregojnë njerëzit të cilët hidheshin nga katet e sipërme të hotelit për t’i shpëtuar flakëve.

Hoteli punëson 400 punëtorë, por të pranishëm në të ishin dhe shumë të huaj të akomoduar në të.

Shumë prej viktimave mendohet se kanë mbetur të bllokuar në katet e sipërme të godinës dhe autoritetet bën me dije se ata nuk kishin gjasa të kishin mbijetuar.

RonaTyra

“Ka 19 të vdekur deri më tani pasi shohim trupa dhe kocka,” tha Sek Sokhom, drejtor i departamentit të informacionit provincial të Kamboxhias Banteay Meanchey.

Ai paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë.


o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu