Video erotike me Ledri Vulën dhe sherri fizik me Dafinën për ish-të dashurin, si i la pas skandalet Juli i Big Brother Kosova

0
Gjigandi

Ish-missi Juliana Nura është bërë pjesë e Big Brother Kosova. Emri i saj është lakuar prej 12 vitesh për videon erotike e famshme që iu publikua vite më parë. E duket se vetë banorja e Big Brother e ka prekur këtë temë në reality-show.

“Akoma më dhemb sepse nuk është vetëm tregimi im por edhe për qindra gra tjera që ballafaqohen me të njëjtën situatë sikurse unë”, ka thënë ajo ndër të tjera. Më tej, ish-missi ka bërë me dije se dikush i ka hakëruar kompjuterin ish-it të saj asokohe. “Unë kam qenë duke folur me një djalë, isha një nga më të përfolurat në atë kohë. Për mua ishte lidhje, për atë nuk e di si ka qenë. Njeriu aventurist kur është. Dhe hyn dikush dhe i ka hakuar bisedat tona dhe kompjuterin dhe hyn na incizon neve dhe ne dy njerëz të rritur çfarë bëjnë dhe pas disa ditëve nuk e di si e ka incizuar atë. Mua më vjen pas disa ditëve një e-mail kliko linkun dhe dua kaq pare. Kur kjo ndodhi ato para që kisha punuar gjithë ato vite ia dhashë dikujt me maskë”, theksoi ajo “Momenti ka qenë super i vështirë kur e kam kuptuar që ai link-u është videoja ime. Ato momente kam menduar që ato momente ishte më mirë që të fundosesha prej kësaj bote sepse për mua vlera shqiptare, vlera e familjes. Vlera e fisit im, puna sakrifica që e kam bërë deri në atë moment ka qenë shumë e madhe.

Çdo mund i yti fshihet me një gjë kaq të vogël, kaq të vogël ku një vajzë zhvishet për të dashurin e vet që është shumë normale, por nuk është normale për me ta humbur të drejtën me të shantazhuar”, vijoi më tej Juliana. “Opsioni i parë që a ia vlen me jetu që t’i lë ëndrrat e mia mbrapa por e dija që do t’i shkaktoja prindërve një hall më të madh, ose gjëja e dytë që të vazhdoj përpara. Sa herë që flas qaj sepse ma kujton dhimbjen, mbi të gjitha dhimbja nuk është asgjë nëse e mbaj vetëm për vete” – tha Juliana. Julianës iu publikuan video +18 në një bisedë me reperin Ledri Vula. Në atë kohë, ajo ka qenë e afërt edhe me ish-in e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçajn, ku u tha se Krenari e tradhtoi Dafinën me modelen. Në kohën që dolën zërat për një flirt të tyre, vetë Juli reagoi duke e quajtur Krenari një mik të mirë. Por duket se në prononcimin e saj, missi u shpreh se në fakt ai i ishte vardisur, por vetë ajo nuk e kishte pranuar.  Megjithatë ajo ishte shkaku pse biznesmeni dhe Dafina i dhanë fund raportit të tyre pak para ndarjes përfundimtare.

“Me Krenarin jam njohur përmes motrës së tij, Abetare Çoçajt dhe ka lindur një shoqëri, kështu para dy vitesh kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim. Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë”, është shprehur Xhuli.

Por duket se pas këtyre deklaratave, Juli dhe Dafina patën edhe një përplasje mes njëra-tjetrës. Fotot e publikuara të ish-missit dhe Krenarit, bën që mes dy vajzave të ketë dhe një përplajse fizike. Vite më parë, të shumtë ishin dëshmitarët e një sherri fizik mes dy vajzave për shkak të Krenarit. Por pak kohë më pas, Dafina u shpreh se Julin nuk e njihte aspak.

RonaTyra

Këngëtarja atëherë u shpreh rreth fotove të partnerit të saj në krahët e një femre tjetër se “ajo foto është një kaluar e Krenarit dhe nuk komentoj për të kaluarën e dikujt, sepse jetoj për sot dhe për të ardhmen! A, për Xhulije Nurën?! S’më vjen shumë keq, por as që e njoh këtë vajzë. Kam dëgjuar për të si çdo njeri tjetër në Kosovë, nëpërmjet videove dhe fotove të saj dhe asgjë tjetër s’mund të shtoj”, ka përfunduar Dafina, duke lënë të nënkuptohet gjithçka. Pas publikimit të videos erotike, ajo la shkollën për mjekësi dhe u largua drejt Finlandës.

Nga ana tjetër vetë Ledri nuk ka folur kurrë në media në lidhje me këtë ndodhi, duke ndjenur totalisht larg zhurmës mediatike që u krijua.  E ftuar pak kohë në emision në Shqipëri Juli rrëfeu se i dashuri nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht.  “Asgjë nuk bëri se edhe ai ishte në hapat e karrierës së tij.

Ishte personazh publik dhe nuk donte të përzihej me këtë bujë, ndaj u ndamë edhe kaq. Nuk më ndihmoi as financiarisht, as emocionalisht. Më vjen keq që ka meshkuj aq të ligj sa ai dhe më vjen keq që vajzat hasin në njerëz të tillë. Por më ka bërë më të fortë kështu që e falenderoj”. Ish-missi është pyetur nëse ai vetë ka pasur gisht në publikimin e videos. “Nuk e di. Te ne në Kosovë faji mbetet gjithmonë jetim”. Më tej ajo foli edhe për reagimin që prindërit patën rreth videos.  “Besoj shumë keq, sepse nuk kemi fol shumë për këtë gjë, sepse është një periudhë për të cilën prindërit nuk dëshirojnë të flasin, sepse e di që janë lënduar shumë, nuk janë lënduar vetëm se vajza e tyre ishte në momente shumë të vështira, por ishin lënduar edhe nga fisi, nga rrethi, me fjalët”, ka thënë Juliana në intervistën e para pak muajve.

Por duket se emri i Julit u përfshi në një tjetër trinom dashurie, këtë herë mes Majk dhe ish-partneres së tij. Majlinda Zeka. Pak pas ndarjes nga partnerja, Majk u pa në krah të Julit. Menjëherë mediat në Kosovë e atashuan emrin e saj me shkakun e ndarjes së reperit nga nëna e djalit të tij. Megjithatë edhe ky raport nuk zgjati shumë, ndonëse asnjë nga protagonistët nuk foli kurrë për këtë histori. Ndërkohë sot Juli është pjesë e Big Brother Kosova, në garë për çmimin e madh. Duket se ajo tashmë ka lënë pas historitë e dështuara të dashurisë me djemtë e famshëm dhe po rikërkon edhe njëherë famën në Kosovë dhe jo vetëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu