VIDEO erotike e një vajze shumë të njohur të ekranit, në celularin e personazhit të krimit, në kërkim?

0
Gjigandi

Media të ndryshme kanë raportuar sot se pamje vizive të një vajze shumë të njohur të televizionit dhe rrjeteve sociale kanë rrjedhur nga hetimi i telefonit të një personazhi të botës së krimit, i cili rezulton aktualisht në kërkim.

Video tregon vajzën në fjalë duke u ekspozuar para kamerës dhe duke prekur trupin, për të realizuar një video që më pas i është nisur personit në fjalë, celulari i të cilit është zbërthyer së fundmi.

Në telefon sipas raportimeve gjenden edhe pazare të mirëfillta me shuma të pazakonta, ku emra të njohur të krimit shëtisin dhe pasojnë te njëri-tjetri vajza që publiku i njeh si prezantuese televizive, këngëtare apo yje instagrami.

“Është prostitucion i mirëfilltë nga njëri emër i krimit te tjetri veçanërisht në destinacione luksi jashtë Shqipërisë” – tha për DITA një burim në dijeni të përmbajtjes së dy videove të tilla dhe një morie mesazhesh.

Videoja në fjalë që po qarkullon sot në celularët e njerëzve të medias sjell edhe njëherë në qendër të vëmendjes dy probleme të mprehta.

RonaTyra

E para, lidhjen deri tani të pahetuar të botës së krimit veçanërisht ajo e trafikut të drogës me botën e televizionit dhe shoubizit. Shumë personazhe që shihen si modele dhe adhurohen nga qindra apo mijëra të rinj, janë për fat të keq eskorta që famën televizive e përdorin për të shitur trupin.

E dyta, nuk është hera e parë që materiale të tilla devijojnë nga sekreti hetimor për t’u përhapur më pas gjerësisht në media.

Frame nga video

o.p. / ABC24.AL

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu