Sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni njoftoi se së shpejti do të nisë procedurat e divorcit me Andrea Giambruno.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, shkak është bërë një lidhje jashtë martesore e Giambruno, e zbuluar në emisionin ‘Stiscia la notizia’ ku transmetua një bisedë e gazetarit me një kolege pa e ditur që po regjistrohej.
Në bisedë Giambruno pranon lidhjen jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.
Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:
Bashkëshorti Melonit: Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara… Je e fejuar?
Vajza: Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea.
Bashkëshorti i Melonit: Po si quhesh, a jemi njohur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta…
Lajmin e ndarjes ka dhënë vetë Meloni me një postim në rrjetet sociale.
Ajo thotë se prej disa kohësh, ajo dhe partneri i saj kanë marrë drejtime të ndryshme në jetë, çka solli edhe ndarjen e tyre.
“Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë.
P.S. – Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të lëvizë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”, shkruan kryeministrja italiane Meloni.
j.l./ ABC24.AL