VIDEO: Ambasadori amerikan sulmohet verbalisht në Beograd: Kosova do të jetë përgjithmonë serbe

0
Gjigandi

Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit teksa po ecte me bashkëshorten e tij. Gratë protestuese e kanë filmuar me video dhe fyer me fjalë të rënda ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë.

Ai ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë. “Ne nuk do t’ju falim kurrë për krimet tuaja! Ky është një pushtues dhe një vrasës!”, kanë thënë ato.

“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistët e Ukrainës”, thanë gratë.

” Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ”Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe” kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohë ka kontrolluar telefonin e tij dhe i pashqetësuar ka ecur drejt një muzeu.

Në fillim të këtij viti, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill deklaroi se ndihej keq për bombardimet që NATO ka bërë ndaj Serbisë gjatë vitit 1999.

RonaTyra

Në një intervistë për mediat serbe asokohe ai u shpreh se nga kjo ngjarje duhej të nxireshin mësime dhe se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Serbisë duhet të përqendrohen në të ardhmen duke lënë mënjanë atë që ndodhi para 23 vitesh.

Bombardimi në Serbi nga NATO ishte operacioni ushtarak i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior kundër Republikës Federale të Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës.

Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Sulmet ajrore zgjatën nga 24 marsi 1999 deri në 10 qershor 1999. Operacionet e NATO-s përfunduan pas nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave nga Kosova.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu