DURRËS – Të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët janë kujdesur për zonjën 73-vjeçare nga Durrësi e cila rezultoi e prekur nga koronavirusi janë vendosur në vetëkarantinë.
Atyre u janë kryer të gjitha analizat përkatëse për të parë nëse janë prekur nga koronvirusi.
Ndërkohë në spitalin e QSUT në Tiranë ndodhen edhe babë e bir të dy të infektuar nga koronavirusi pasi kishin pak ditë që ishin kthyer nga Italia. Po në QSUT gjendet edhe një person tjetër. Ndërkohë 6 familjarët e babë e bir, ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi nën mbikëqyrjen mjekësore.
Deri më tani, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë janë të infektuar 10 persona ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet nga dita në ditë.